Select your language

Kisha e Krishterë Ungjillore e Vëllezërve nuk është një denominacion, por e përbërë nga besimtarë të thjeshtë në Perëndinë Atë dhe Zotin Jezu Krisht, të larë e pastruar nga gjaku i Krishtit, derdhur në kryq para 2000 vjetësh. Ne besojmë se Krishti themeloi kishën e Tij në tokë dhe dëshiron që ne ta vazhdojmë atë deri kur Ai të kthehet për ta marrë atë pranë vetes.

 Ne zbatojmë dy urdhëresat e Zotit Jezus:

Pagëzimin me zhytje nën ujë, i cili është simbol i vdekjes, varrosjes dhe ringjalljes së besimtarit me Krishtin.

Darkën e Zotit, e cila është shprehje e përbashkësisë së besimtarëve me njëri-tjetrin dhe me Zotin, por edhe një kujtesë se Krishti do të kthehet.

Duke qenë një kishë besnike e Zotit Jezus, përpiqemi me ndihmën e Frymës së Shenjtë të jemi të shenjtë dhe të zbatojmë të gjitha urdhërimet e Perëndisë. Edhe pse nuk ia kemi arritur qëllimit, ne mësojmë njëri-tjetrin të rritemi në njohjen e Perëndisë dhe ta nderojmë atë në çdo pikë të jetës sonë.

Pikat bazë të mësimit tonë, të cilat i gjejmë të qenësishme dhe të patjetërsueshme në Bibël, janë: Trinia, Hyjnia e Krishtit, mishërimi i Krishtit, vdekja dhe ringjallja e Krishtit, kthimi i Krishtit, frymëzimi dhe pagabueshmëria e Biblës, Fjala e Perëndisë, siguria e shpëtimit.