Shalom !Quhem Ervin Malaj jam lindur ne Patos të fierit,ku kam kaluar fëmijërin time deri në moshën 10 vjece. Ne 1995 prinderit e mi u transferuan ne qytetin e bukur te vlores, ku jetojnë dhe sot, mua mu desh te vazhdoja klasen e peste tek gjysherit e mi ku kalova nje vit shkollor te bukur. Nje vit para se te transferoheshim ne Vlore, ne 4 tetor 1994 ndodhi nje ngjarje e jashtezakonshme me babain tim. Ai ndodhej në një kodër kur nisi të bjerë një shi i rrëmbyeshem me gjëmime, mbante një ςadër në dorë kur nje dritë e fortë shkreptiu nga qielli...pa pritur ςadra i fluturoj nga duart,dhe trupi iu ndez flakë, dicka e shtyu dhe e perplasi rreth dhjet metra mbrapa.
Ai ishte goditur nga një rrufe ,që në formën e një plumbi ndau në dysh bishtin e ςadrës,goditi babain në bark përshkoi njërën këmbë dhe doli nga ςismja. Pas disa orësh që bërtiste për ndihme disa burra të lagjes i shkuan në ndihmë .Unë isha vetëm dhjet vjec. Ndarsa po e mbanin në krahë dhe po prisnin makinën për ta ςuar në spital unë e pashë dhe duke u dridhur i teri thoja,o zot ,o zot zot zot....
Permendja emrin e zotit por nuk dija asgjë rreth zotit,dija vetëm emrin zot.
Babai im u shërua dhe për mjekët ishte një mrekulli,ishte hera e parë që një njëri goditet nga rrufeja dhe mbijeton,dhe jo vetëm, por nuk ka asnjë pasojë.
Kjo ngjarje më bëri të reflektoja shumë rreth zotit.
Dhe ne vendin ku babai u godit nga rrufeja shkoja dhe ndizja qirinjë duke menduar që po falenderoja zotin .
Pasi mbarova shkollën iu bashkova familjes time në Vlorë. Afër shtëpisë jetonte një familje myslimane dhe njëri prej tyre më pyet nëse kisha dëshirë të shkoja me të në xhami.
do të premte në xhami,isha i gëzuar por në të njëjtën kohë dhe i menduar por po përballesha me një sër rregullash,nese nisesha nga shtëpia për në xhami nuk mund të shkoja në tualet sepse bëhesha i pa pastër. Unë isha akoma fëmijë rreth 13- 14 vjec. Ndërsa lexoja librat që kisha marrë në xhami po më lindnin shumë pyetje në mëndje. Ndërkohë mendoja ,po Perëndia nuk e di që nuk ka njeri në botë që të mund ti respektoj gjithë keto rregulla? Kështu asnjë nuk mund ti afrohet Atij.
Ndërsa isha në këtë periudhë të zymtë dhe plot mendime në shkollë një shok i klases më fton në një takim,në një Kishë Ungjillore. Edhe pse tashmë identifikohesha si mysliman shkova në atë takim. Më pëlqeu atmosfera,njerëzit,ςiltërsia...kishte shumë gjëra që më pëlqyen,dhe më nxitën dëshirën për të shkuar përsëri. Fillova të frekuentoja kishën ungjillore rregullisht,dhe nuk po shkoja më në xhami. Në kishë ndihesha mirë i pranuar, i dashur,dhe kisha paqe ne zemër. Pas disa kohësh që frekuentoja një djalë nga kisha më bënë një pyetje "përse vjen ketu" ?? Për Zotin - u përgjigja unë, A keni një bibël më pyeti,jo nuk kam - u përgjigja. Ai mori një dhjat të re,e hapi tek ungjilli i Gjonit dhe më tha,fillo të lexosh nga pak po pate pyetje flasim bashkë. Ishte hera e parë për mua që mbaja një bibël në dorë. Sapo vajta në shtëpi fillova të lexoj me shumë gëzim dhe kureshtje. Duke lexuar biblën po kuptoja shumë gjëra dhe po merja përgjigjet e shumë pyetjeve. Edhe pse për prindërit apo të afërmit e mi isha një djalë i mirë,duke lexuar biblën mu hapën sytë,mendja dhe zemra. Kuptova që para Zotit isha një njeri i keq. "Bibla është një pasqyrë ku njeriu mund të shohë gjendjen e tij të brendëshme". Kështu edhe unë duke parë brenda meje gjeta një zemër plot mëkat e papastërti,gjëra që vetem zoti dhe unë mund ti shihja. Por lavdi Perëndisë që Bibla nuk ndalon këtu,jo vetem të ndriςon për të parë papastërtin në zemër por të jep zgjidhjen se si njeriu mund te pastroj zemrën e tij nga mëkati dhe nga cdo lloj pisllëku që ndodhet aty. Jezusi erdhi në tokë për të falur mëkatin tim,për të pastruar zemrën time,dhe për të më dhënë mua jetën e përjetëshme. Pasi kisha kuptuar gjendjen time dhe nevojën që kisha për zotin,u ula në gjunjë dhe me lotë në sy iu luta Zotit Jezus të vinte në jetën time dhe ta pastronte atë nga të gjitha mëkatet .Dhe Ai e bëri. Zoti thotë në Bibël kush më kërkon me gjithë zemër do të më gjejë. Unë e kërkova dhe besova se Jezusi ka vdekur në kryq për mëkatet e mia,Ai më do me një dashuri shumë të madhe. Ndërsa po e kryqezonin "lluka 23:34" ai tha "o Atë fali ata se nuk dinë ς´bëjnë" Ai ishte njëqindpërqind njeri dhe njëqindpërqind Perëndi,vuajti dhimbje të jashtëzakonshme, Ai mund të thoshte, o Atë shkatërroi ata,por nuk e bëri. Kjo dashuri kaq e madhe që ka për mua dhe për ty e bëri që të vdiste në vendin tim dhe tëndin. Një dashuri e tillë është ndoshta e pa konceptueshme për mendjet tona njerëzore,ajo ia kalon cdo lloj dashurie,edhe asaj të nënës për fëmijen.
Kur jezusi erdhi në zemrën time jeta ime ndryshoi e gjitha. Kisha një ndjenjë lirie dhe gezimi mbushi zemren time. Isha shumë i lumtur,fillova t´ju tregoja miqëve të mi në shkollë për Jezusin,ata po habiteshin nga ky ndryshim radikal që po shihnin tek unë. Kam reth trembëdhjet vjet që e kam bërë Jezusin Zot të jetës dhe zemrës sime,nuk jam penduar asnjëherë për këtë zgjedhje,nuk jam zhgënjyer prej Tij. Gjate ketyre viteve kam patur ulje dhe ngritje ne jeten time,probleme dhe veshtiresi te medha,por ne cdo moment kam pare qe Zoti ka qen me mua dhe me ka dhene zgjidhje,jam perpjekur qe Zoti te kete vendin e pare ne jeten time,sepse vetem me Jezusin mbi fron te jetes sime jam i sigurt qe po eci ne rrugen e duhur,dhe po bej vullnetin e tij,gje qe dua me gjith zemer ta beje. Jeta me Zotin jo vetem qe eshte nje jete e bukur dhe e sigurt,por dhe e nesermja nuk te trembe me. Une dhe cdo bir i Perendise besojme qe Zoti eshte kriuesi dhe mbajtesi i universit dhe asgje nuk ndodhe pa lejen e tij,ai na ka premtuar se cdo gje qe ndodhe ne jeten tone eshte per te miren tone. Por gezimi dhe siguria nuk eshte vetem ne kete jete,Jezusi premtoi qe nje dite do te kthehet dhe do te na mare me vete ne qiell te gjith ne qe besojme ne emrin e tij. Do te kalojme perjetesine me Të,atje nuk do te ket me qarje as dhimbje,as frike as nate...atje eshte cdo gje e persosur atje ku jeton Perendia do te jetojme dhe ne ne pranine e tij ne parajse. Une besoj dhe jam i sigurt qe cdogje qe perendia ka premtuar eshte realizuar dhe do te realizohet.
Qoftë i bekuar Perëndia ynë përjet.