Select your language

Unë quhem Pietro dhe vij nga Cattolica Eraclea Sicili. Qё i ri kam qenë aktiv në kishën e vendit ku jetoja, por brenda meje ekzistonte frika nga vdekja, dhe nga ajo çfarë e ardhmja mё kishte rezervuar!

Përmes familjes Schembre Vincenzo, fillova të marrë pjesë në takime dhe të njihem me Fjalën e Perëndisë. I dhashë jetën time Jezu Krishtit duke e njohur atë si Zotin dhe Shpëtimtarin tim. Për mua kjo ishte njё gjё shumё e mirë, isha i lumtur dhe prindërit e mi nuk ishin kundër. Disa flisnin kundër meje, por babai im u përgjigjej: "Çfarё është mё mirë të vjedhёsh apo të shkosh në një kishë ungjillore.? ''

Pas pak kohësh u largova nga Sicilia për arsye pune për të shkuar në Gjermani, Ludwigshafen. Pёr disa vite kam frekuentuar kёtu takimet, u martova, dhe më pas u largova nga kisha për 13 vjet (punoja gjithmonё, dhe Zoti nuk ishte më nё vend tё parë në jetën time). Kështu kuptova se nuk isha i kënaqur me veten time, nuk kisha mё interes për asgjё, ndihesha bosh, i trishtuar dhe i brengosur. Kështu Zoti përdori Gaspare Iacono për të më afruar pёrsёri tek Ai.

Tani jam i lumtur qё po marrë pjesë në takime dhe shikoj se si Zoti kujdeset për mua. Kohët e fundit kam bёrё një operacion dhe u desh shumë pak që të humbisja jetën. Por falenderoj Jezu Krishtin për ndërhyrjen e tij pas 3 javësh vuajtje. Nëse edhe ti ke parё veten tёnde në ndonjë aspekt të jetës sime, në atё çfarё ndieja disa vite më parë kur isha larg nga Perëndia, nëse nё ndonjё mёnyrё ke një gur të madh që tё peshon në zemёr, dije se ajo çfarë je duke përjetuar është pesha e mëkatit me të cilin çdo njeri është i lindur, por mos harro dhe beso:

Perëndia e deshi aq botën, sa dha vetëm e Tij vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. (Gjoni 3:16)

Pietro F.